Në Itali shkarkojnë trajnerin për tre ditë

Futboll

Në Itali shkarkojnë trajnerin për tre ditë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:26
Nocerina

Klubi i Serisë D në Itali, Nocerina vendosi të shkarkojë trajnerin Giovanni Ferraro vetëm pas tre ditësh që e kishin emëruar në krye të skuadrës.

Mesa duket drejtuesit janë penduar shpejt dhe iu kanë mjaftuar vetëm dy stërvitje për të kuptuar më mirë Ferraron dhe në deklaratën e shkarkimit theksojnë se tekniku nuk kishte treguar profesionalitet.

“Na vjen keq për trajnerin i cili tregoi një mungesë të theksuar etike dhe zero profesionalitet.

Prandaj na vjen keq, por kemi vendosur t’i drejtohemi një trajneri tjetër”, shkruhej në deklaratën e klubit të Nocerinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat