Ylli i ofrohet Juves

Futboll

Ylli i ofrohet Juves

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:29
Allegri

Douglas Costa ka përsëritur dëshirën e tij për Juventusin.

Pas intervistës për ‘Tuttojuve.com’, sulmuesi brazilian aktualisht pa ekip ka deklaruar edhe për Fabrizio Romano-n se dëshiron të rikthehet të veshë fanellën bardhezi:

“Do të doja të kthehesha tek Juventus, është ëndrra ime.

Dua të jem një ushtar në dispozicion të Allegrit dhe të ndjej sërish dashurinë e tifozëve të Juventusit”, tha Douglas Costa.

“Menaxheri im është në kontakt me të gjitha klubet e interesuara, përfshirë Juven dhe Arabinë Saudite”.

I datëlindjes 1990, Douglas Costa veshi fanellën e Juventusit për tre sezone përpara se të kthehej në Bayern Munich në fillimin e kampionatit 2020/21.

Në maj 2021 transferimi te Gremio, në Brazil dhe më pas aventura në MLS me fanellën e Los Angeles Galaxy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat