Nuk ka pankarta, por tifozët e Interit kanë një tjetër plan për ta pritur Lukakun

Futboll

Nuk ka pankarta, por tifozët e Interit kanë një tjetër plan për ta pritur Lukakun

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:26
Romelu Lukaku.

Nuk ka pankarta, por tifozët e Interit kanë një tjetër plan për ta pritur Lukakun

Tifozët “ultras” të Inter thuhet se kanë vendosur të japin rreth 30,000 bilbila jashtë stadiumit “Giuseppe Meazza” për të pritur me sa më shumë fishkëllima sulmuesin e Romës, Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg ishte në qendër të vëmendjes në merkaton e verës pasi “Nerazzurrët” vendosën të hiqnin dorë nga transferimi i tij nga Chelsea pasi zbuluan se ai kishte qenë në bisedime me rivalët, Juventusin dhe Milanin.

Dhe, Lukaku nuk është falur nga tifozët. Siç raportohet nga “Calciomercato”, “ultrasit” e Interit në “Curva Nord” kanë vendosur që asnjë banderolë nuk do të shfaqet në veçanti për lojtarin në tribunat e stadiumit “Giuseppe Meazza”, por 30,000 bilbila do t’u shpërndahen tifozëve para ndeshjes posaçërisht për të “mirëpritur” 30-vjeçarin.

Romelu Lukaku nuk është falur nga tifozët dhe pritet një atmosferë e tensionuar në përplasjen e së dielës në mbrëmje, mes Interit dhe Romës.

Derbi në fjalë do të zhvillohet nga ora 18:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat