Sulmuesi francez i Milanit nuk i humb shpresat

Futboll

Sulmuesi francez i Milanit nuk i humb shpresat

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:48
Olivie Zhiru

Olivie Zhiru ka folur për “L’Equipe” në lidhje me ndeshjen PSG-Milan, e vlefshme për javën e tretë të Grupit F të Ligës së Kampioneve 2023- 2024 që u luajt në “Parc des Princes” të Parisit.

“Një ndeshje e vështirë. I bëmë shumë presion në pjesën e parë. Ata shënuan pas një shpërthimi të Mbapesë, ndërkohë që ne nuk luajtëm siç ishim përgatitur për ndeshjen.

Problemi është se ne nuk ishim të aftë në pasimin e fundit, por disa mundësi i patëm”, tha sulmuesi i Milanit.

Shkaqet e humbjes janë të ndryshme, por 37-vjeçari francez nuk dëshiroi të krijonte alibi. Në analizën e tij, Zhiru theksoi:

“Na vrau goli i dytë. Nuk ishim të kujdesshëm në situata të caktuara.

Do të duhet të jemi më të rrezikshëm në ndeshjen e kthimit. PSG-ja është shumë e fortë, ata fitojnë gjithçka në Francë. Janë pjesë e pesë skuadrave më të mira në Europë. E dimë vështirësinë e ndeshjes, por me përvojën tonë vitin e kaluar arritëm deri në gjysmëfinale, ndaj mbetem besimplotë për rrugëtimin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat