Trajneri i Tottenham: Është një lojtar shumë i zgjuar

Futboll

Trajneri i Tottenham: Është një lojtar shumë i zgjuar

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:07
Tottenham

Tottenham vijoi me rezultatet pozitive edhe në ndeshjen hapëse të javës së 10-të në Premier League. “Spurs-at” mposhtën në transfertë me shifrat 1-2 Crystal Palace dhe mbeten në krye të kampionatit. Të udhëhequr nga Heung-Min Son, Tottenham duket shumë i frymëzuar në këtë sezon me koreano-jugorin që ka bërë të harrohet Harry Kane.

Pas sfidës me Crystal Palace, trajneri Ange Postecoglou nuk i “kurseu” lëvdatat për Son, madje duke e krahasur me Cristiano Ronaldo. Kjo për shkak se këtë sezon, 31-vjeçari ka marrë detyra edhe në rolin e qendërsulmuesit duke mos qëndruar si gjithnjë vetëm në krah, por duke u spostuar edhe në qendër.

“Nuk dua të bëj krahasime, por ju e dini se çfarë roli bënte Cristiano Ronaldo te Manchester United. Son e ka nisur si sulmues krahu, por unë e kam pasur ndjesinë se ai ishte një finalizues shumë i zoti.

Ka lëvizje të shkëlqyera dhe ka zgjuarsinë e duhur për ta bërë atë rol. Më pëlqen shumë etika e punës së Son. Kisha një ide në kokë për të dhe shoh që po funksionon”, u shpreh Postecouglu.

Në dhjetë ndeshje të Premier League, Son ia ka dalë të shënojë tetë gola, vetëm një më pak se Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat