Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar

Futboll

Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:13
Ballkani

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka përditësuar ranglistën e klubeve, ku ndryshime ka pasur edhe nga skuadrat e Kosovës.

Edicionin e fundit ishin katër skuadra nga Kosova që kanë marrë pjesë në garat evropiane me Ballkanin si kampion në fuqi si dhe Drita, Gjilani dhe Dukagjini.

UEFA tanimë ka përditësuar ranglistën e tyre të klubeve, ku rritja më e madhe ka qenë e kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.

Ballkani vitin e kaluar ishin në pozitën e 334-të me vetë 3000 pikë, derisa këtë edicion janë ngritur për 162 pozita.

Aktualisht kampioni në fuqi mbanë pozitën e 172-të në Evropë me 7500 pikë të tubuara në dy edicionet e fundit dhe kjo falë edhe sukseseve duke shkuar dy vite radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën e Ilir Dajës që po paraqitet me mjaft dinjitet edhe në grupet e Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat