Çfarë thotë Allegri?

Futboll

Çfarë thotë Allegri?

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:15
Allegri

Pavarësisht se një fitore kundër Veronas do ta vendoste Juventusin në krye të tabelës së Serie A, trajneri, Massimiliano Allegri konsideron se ekipi i tij duhet të mbajë një qasje realiste pasi objektiv në këtë sezon është përfundimi në top-katër. 

Pas fitores 1-0 ndaj AC Milan fundjavën e kaluar, Juventusi është i treti në tabelë, dy pikë pas liderit, Inter Milan. 

"Ndeshja e sotme është e ndërlikuar: është një ndeshje më e vështirë për t'u përgatitur se ajo e së dielës së kaluar. Verona ka forcë të madhe fizike dhe është kërkuese gjatë nëntëdhjetë minutave.

Ne duhet të marrim rezultat, përndryshe rrezikojmë të hedhim në det atë që kemi arritur", ka thënë ai. “Objektivi, padyshim, është të jemi në top-katërshe dhe të luajmë në Champions League vitin e ardhshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat