Saliu flet para derbit të madh ndaj Besës

Futboll

Saliu flet para derbit të madh ndaj Besës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:20
Vildan Saliu

Sot nga ora 13:00 në stadiumin e Vrapçishtit do të zhvillohet derbi i madh i Pollogut mes Besës nga Dobërdolli dhe KF Arsimi nga Çegrani.

Dy skuadrat duan fitoren. Trajneri i Arsimit, Vildan Saliu tha për Open-TV se e respektojnë Besën, pasi kanë ekip cilësorë, janë favorit, por do të luftojnë për një rezultat pozitiv.

“Ndeshja kundër Besës cilësohet si ndeshje derbi i pollogut. Ne e respektojmë maksimalishtë ekipin e Besës, pasi që i dimë qëllimet e tyre.

Të jemi të sinqert ata kanë ndërtuar nji ekip shumë cilësorë, por ne nesër do dalim në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Atmosfera dhe vetbesimi është rrit ndjeshëm në ekip pas paraqitjes së ekipit në ndeshjen e fundit kundër Pelisterit.

Andaj këto ndeshje janë për tu shijuar.

Fundja presioni është në anën e kundërshtarit, sepse janë favorit, dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht! Le të jetë një ditë festë dhe të fitoj më i miri”, u shpreh Saliu.

Besa është lider pas javës së 9-të me 22 pikë, kurse Arsimi i dhjeti me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat