Girona vazhdon marshimin në La Liga

Futboll

Girona vazhdon marshimin në La Liga

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:43
Girona

Girona është padyshim “Hirushja” e këtij sezon në La Liga.

Skuadra bardhekuqe kryeson elitën e futbollit spanjoll me 28 pikë në 11 ndeshje, teksa mposhti skuadrën Celta Vigo me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Herrera në minutën 90+1’.

Kjo ishte fitorja e 9-të në kampionat për Gironën, që e shikon veten 3 pikë më shumë se Reali dhe 4 më shumë se Barcelona. Kujtojmë që këto dy skuadra do të ndeshen të shtunën në orën 16:15 në “El Clasico”-n që do të pushtojë sytë e gjithë botës.

Ndeshjen e radhës Girona do ta zhvillojë në transfertë ndaj Osasunës.

Vlen të theksohet fakti se humbjen e vetme këtë sezon “Hirushja” e La Ligës, e ka regjistruar ndaj Realit në shtëpi me rezultatin 0:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat