Barcelona - Real, sfida që çon peshë botën, statistikat

Futboll

Barcelona - Real, sfida që çon peshë botën, statistikat

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Barcelona ka fituar katër nga gjashtë duelet e saj të fundit në “El Clásico” mes të gjitha garave (2 humbje), duke arritur të njëjtat fitore si në 14 ndeshjet e mëparshme zyrtare kundër Realit të Madridit (4 fitore, 3 barazime, 7 humbje);

Reali i Madridit ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Barcelonës në të gjitha kompeticionet, duke arritur vetëm një fitore më pak se në 19 ndeshjet e mëparshme jashtë fushe kundër Barçës (4 fitore, 7 barazime, 8 humbje);

Gjithsej janë shënuar 597 gola në të gjithë historinë e “El Clásico”-s në La Liga, 298 të realizuara nga Barcelona dhe 299 nga Madridi. Vetëm në dy ndeshje janë arritur 600 gola në të gjithë historinë e kompeticionit: 611 në Barcelona-Bilbao dhe 608 në Real Madrid-Bilbao;

Barcelona ka fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga, duke mbajtur portën e paprekur në pesë prej tyre, por kurrë nuk ka fituar shtatë radhazi në shtëpi në kompeticionin nën drejtimin e Ksavi Hernandezit;

 Reali i Madridit ka lënë pikë në dy nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe në La Liga (1 barazim, 1 humbje), pasi ka fituar secilën nga katër ndeshjet e mëparshme jashtë në këtë kompeticion;

Vetëm Getafe (8) ka shënuar më shumë gola me kokë në La Liga 2023-‘24 se Reali i Madridit (6) – është numri më i madh i golave me kokë për skuadrën e bardhë pas 10 ndeshjeve të tyre të para në një sezon që nga viti 2016-‘17 (7);

Lojtari i Barcelonës, Lamine Jamal, i cili do të jetë 16 vjeç e 107 ditë në momentin e ndeshjes, mund të bëhet lojtari më i ri që ka luajtur në “El Clásico” në të gjithë historinë e La Ligës, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të lojtarit të Barçës, Visente Martinez në tetor 1941, i cili luajti kundër Madridit kur ishte 16 vjeç e 280 ditë;

Pasi shënoi kundër Bilbaos dhe Unionit të Berlinit, Bellingam mund të bëhet lojtari i parë i Madridit që shënon në debutimin e tij në La Liga, në Champions League dhe në “El Clásico” që nga sezoni 1992-‘93;

Pas fitores 2-1 në “Camp Nou” në mars 2023, Ksavi mund të bëhet trajneri i dytë i Barcelonës që fiton dy ndeshjet e para në shtëpi kundër Realit në La Liga në shekullin XXI, pas Guardiolës në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat