Sacchi ia bën të qartë Piolit: Trajneri është gjithmonë përgjegjës

Futboll

Sacchi ia bën të qartë Piolit: Trajneri është gjithmonë përgjegjës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:48
Pioli

Arrigo Sacchi në intervistën për “Gazzetta dello Sport” kritikoi sulmuesit e Milanit, në veçanti Giroud dhe Leao, por jo aq për golat e paktë të shënuar në periudhën e fundit, por mungesën e ndikimit të tyre, sipas ish-trajnerit të njohur Italian:

“Kundër Juves, në kampionat, kur mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Thiaw, kuqezinjtë nuk ishin më në gjendje të gjuanin në portë.

Megjithatë, dominuan në pjesën e parë. Nëse një ekip është i organizuar mirë, edhe kur ndodhet në inferioritet numerik mund ta rrezikojë kundërshtarin e tij.

“Gjëja e parë që vë re te sulmuesit e Milanit është se ata nuk kthehen pas.

Giroud nuk kthehet, Leao nuk kthehet, kështu që bashkëpunimi dhe intensiteti i lojës mungon. Kësisoji, mbi të gjitha nuk mund të ushtrojë presing lart, sepse ekipi është reduktuar në 7 a 8 elementë, në vend të 11 lojtarëve”.

Më tej, Sacchi ka analizuar edhe situatën e trajnerit Pioli: “Para së gjithash duhet ta marrë situatën në duart e tij dhe ta organizojë ekipin sipas parimeve të qarta. Grupi duhet të jetë i bashkuar, përndryshe do të përfundojë si një anije e mbytur. E kam fjalën për bashkim të grupit teknikisht, taktikisht dhe shpirtërisht.

Më pas trajneri duhet të jetë i bindur për idetë e tij dhe t’ua përcjellë këtë bindje lojtarëve që stërvit. Tregojuni atyre se ku kanë gabuar, në mënyrë që të mos bëjnë më gabime. Nëse dikush shkakton mosmarrëveshje brenda grupit, mbajeni atë jashtë. Nëse dikush nuk bën gjërat e nevojshme, aty është gjithmonë stoli.

Trajneri është gjithmonë përgjegjës, edhe Pioli e di këtë. Çështja është se Pioli duhet t’i japë qartësi asaj që dëshiron të bëjë.

Ai duhet t’ua shpjegojë mirë lojtarëve se si duhet të jenë në fushë, si duhet të lëvizin. Milani duhet të jetë një bllok i vetëm, jo ​​më i gjatë se 30 metra. Në këtë mënyrë mund të ketë bashkëpunim mes reparteve. Nëse në vend të kësaj ata duan të qëndrojnë të gjatë në fushë, shumë keq për kuqezinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat