Debutoi me fitore dramatike te Prishtina, Egbo: Ishim në presion

Futboll

Debutoi me fitore dramatike te Prishtina, Egbo: Ishim në presion

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 23:30
Emanuel Egbo

Emanuel Egbo debutoi me fitore damatike (2:1) në minutën e 94-të te Prishtina, në duelin ndaj Gjilanit të Gentjan Mezanit.  

Ish-trajneri nigerian i Tiranës, foli pas këtij suksesi të arritur në ndeshjen e tij të parë me klubin nga kryeqytetit i Kosovës, teksa ndër të tjera u shpreh:  

“Mendoj që është një fitore jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën.

Ka kohë që nuk është shënuar fitore dhe ishim në presion. Kjo fitore na kryen punë në anën psikologjike, besimit dhe në shumë gjëra të tjera. Ngadalë do të vijnë edhe ndryshimet.

Kemi një ditë stërvitje së bashku dhe nuk kishim mundësi të ndryshonim shumë. Me stërvitje do të ndryshojmë diçka dalëngadalë sepse ndryshimet nuk bëhen shpejtë.

Çdo trajner ka filozofinë e vetë. Prishtina është skuadër e madhe”, ka thënë trajneri i ri i Prishtinës, Egbo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat