Legjenda gjermane nuk fal Kimmich për kartonin e kuq

Futboll

 Legjenda gjermane nuk fal Kimmich për kartonin e kuq

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:20
Kimmich

Bayern Munich fitoi me rezultatin e thellë 8-0 ndeshjen e kësaj jave të Bundesligës ndaj Darmstadt në shtëpi. Në fakt, sfida për bavarezët nuk nisi aspak mirë pasi në minutën e katërt, Joshua Kimmich humbet topin në një zonë të rrezikshme të fushës dhe më pas detyrohet të shkaktojë faull.

Arbitri nuk e fali dhe i tregon menjëherë kartonin e kuq mesfushorit.

Pikërisht, për këtë veprim të gabuar, Kimmich është kritikuar ashpër nga legjenda Lothar Mathaus, i cili nuk e pranon kurrsesi që një lojtar si 28-vjeçari të gabojë në atë mënyrë.

“Gjëja e parë që Kimmich duhet të bëjë në atë pozicion është të luajë topin, ai kërkon të driblojë si një numër gjashtë. Por, në zona të rrezikshme nuk mund të driblosh.

Këtë e mësojnë lojtarët që në moshën 12-vjeçare, të paktën në skuadrën U12 që drejtoj unë askush nuk guxon të bëjë një veprim të tillë. Nuk duhet të driblosh kur je në mbrojtje”, u shpreh Mathaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat