Tragjedi pas ndeshjes Napoli – Milan, gjendet i vdekur një tifoz pasi ra nga lartësia prej 20 metrash

Futboll

Tragjedi pas ndeshjes Napoli – Milan, gjendet i vdekur një tifoz pasi ra nga lartësia prej 20 metrash

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pas ndeshjes mes Napolit dhe Milanit.

Një tifoz është gjetur pa shenja jete pranë stadiumit, ku po tentonte të hynte ilegalisht përmes hyrjeve jo legale.

Tifozi në fjalë ra nga lartësia prej 20 metrash nga përpjekja për të hyrë në stadium jo nga hyrja normale.

Gjithnjë sipas konstruksionit të Policisë, dy persona pa bileta po tentoni të shkonin në tribuna përmes një hapësirë ilegale.

Trupi i pajetë i gjet mbrëmë, ndërsa policia dhe mjekësia ligjore janë duke punuar për rastin për ta rindërtuar atë që ka ndodhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat