Kaos në Kupën e Mbretit

Futboll

Kaos në Kupën e Mbretit

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:20
Ronaldo

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo janë kthyer në fushë për 1/8-at e Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite.

Skuadra e portugezit luanë në shtëpi kundër Al Ettifaq-ut të Steven Gerrard.

Sfida është ndezur në fundin e pjesës së parë, me saktësisht në minutat shtesë.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 4-t shtesë me Talisca-n, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje të Ronaldo-s, me këtë të fundit që ka pretenduar për një penallti.

Vendimi i gjyqtarit nuk është pritur aspak mirë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili është kthyer nga kamerat dhe ka kërkuar zëvendësimin e gjyqtarit.

Situata është përkeqësuar pak minuta më vonë për Al Nassr, pasi Talisca është ndëshkuar me karton të ku direkt për shkak se ka goditur një kundërshtar.

Barazia numerike në fushë është vendosur në minutën e 89-të, me miqtë që kanë mbetur gjithashtu me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Hazzazi.

Koha e rregullt është mbyllur në barazim 0-0 dhe ndeshja ka shkuar me shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat