Koln eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Paçarada zverdhet

Futboll

Koln eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Paçarada zverdhet

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2023 Në ora: 22:41
Paçarada

Koln është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në futboll.

Skuadra e Bundesliga II, Kaiserslautern, si vendase ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Koln-it.

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit titullar për Koln-in por nuk iu shkoi ndoresh me Kaiserslautern-in.

Paçarada në minutën e 88-të është ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Për vendasit shënuan Tachie (19'), Redondo (47') e Ritter (65') dhe për mysafirët Thielmann (71') e Uth (81').

Kaiserslautern kualifikohet në të tetën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat