Balotelli flet hapur

Futboll

Balotelli flet hapur

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Mario Balotelli

Sulmuesi italian Mario Balotelli, që aktualisht luan në Turqi me skuadrën e Adane Demirspor, ka folur për mediat në lidhje me garën për titulln në Serie A.

“Mes Juves, Napoli e Milan është një sfidë e bukur për të arritur i dyti. Për mua këto skuadra nuk e arrijnë dot Inter”, tha Balotelli.

“Nëse do ta kapnin e parakalonin skuadrën e Inzaghi do të ishte bukur, por për momentin skuadra e Inter më duket më superiore se të tjerat. Gjithsesi, të flasësh për titullin kampion që në nëntor është paksa e ndërlikuar”, u shpreh Balotelli.

Ai ka folur edhe për Marcus Thuram, sulmuesin e ri të Inter, që vendosi ndeshjen e fundit ndaj Roma, lojtarin që zuri vendin e Lukaku. “Nuk është e vërtetë që sulmi i Juventus është më i mirë se ai i Inter”, tha Balotelli.

“Kam luajtur me Thuram kur ishte më i ri dhe nuk ishte kaq i fortë sa është sot. Është përmirësuar ndjeshëm.

Nëse do të bëja një krahasim mes Lukaku dhe Thuram do të zgjidhja këtë të fundit për sa i përket talentit dhe aftësisë në fushë”, tha Balotelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat