​“Duhet të ketë respekt dhe edukatë”, Ausilio zbulon çfarë ndodhi me Lukakun

Futboll

​“Duhet të ketë respekt dhe edukatë”, Ausilio zbulon çfarë ndodhi me Lukakun

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:57
Romelu Lukaku

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka reflektuar në dramën e dështimit të transferimit të Romelu Lukakut.

Interi kishte planifikuar që ta rikthente Lukakun në skuadër këtë verë pasi që ai u rikthye te Chelsea nga huazimi te “Nerazzurët”.

Por, pas bisedimeve të shumta krerët e Interit u dorëzuan, dhe ishin tejet të nevrikosur kur morën vesh për bisedimet e fshehta me Juventusin.

Lukaku u prit ftohtë nga tifozët e Interit kur u rikthye gjatë këtij vikendi në “Giuseppe Meazza” por tani në fanellën e Romës, duke u vërshëllyer dhe ofenduar.

Duke folur në një intervistë me “Radio Serie A” përmes Gianluca Di Marzios, drejtori sportiv i Interit, Ausilio, foli për rastin me Lukakun se çfarë ndodhi gjatë verës dhe ku qëndrojnë gjërat tani.

“Preferoj mos të flas për një lojtar i cili është në një klub tjetër, nuk e kam bërë këtë gjë muajt e fundit. Vetëm po them që më pëlqen të mendoj për të tashmen dhe të ardhmen, dhe Lukaku është pjesë e së kaluarës. Me të e ftiuam Scudetton, ai na solli kapital të konsiderueshëm, dhe ne humbëm dy finale”, tha Ausilio.

“Vetëm po them se duhet të ketë edukatë dhe respekt, gjërat po lëviznin shpejtë, është e qartë, por në një pikë të caktuar ato ndaluan. Ka gjëra që nuk ndodhin, por nëse ka respekt, nuk është kurrë një problem. Sidoqoftë, kur fshiheni ose dërgoni përgjigje përmes njerëzve tjerë, ju mendoni të lëvizni përpara. Për mua, është një kapitull i mbyllur që prej tetë korrikut, nuk ka pendime”, shtoi më tej Ausilio. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat