Kah po shkon Ansu Fati?

Futboll

Kah po shkon Ansu Fati?

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Ansu Fati

Mund të thuhet me plotë gojë se dëmtimi, që e mbajti për më shumë se 305 ditë larg fushave të blerta e shkatërroi totalisht karrierën e talentit spanjoll, Ansu Fati, i cili nga shumë prej “katalanasve” shihej si “pasardhësi” i Lionel Messi, në “Camp Nou”.

Mirëpo, tani Fati ndodhet në Premier League, aty ku është transferuar te “pulëbardhat” e Brighton, në mënyrë që të rifitonte formën e dikurshme, megjithatë duket se asgjë nuk po shkon siç duhet.

Deri më tani “fantazisti” 21-vjeçar i sulmit ka zbritur në fushë plot 13 herë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë vetëm 3 gola, shifra këto që nuk kënaqin as pak drejtuesit e anglezëve, mirëpo kënaqin arabët.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, Fati me shumë mundësi do të shkojë drejt Saudi Pro League, aty ku shumë klube e kanë nënvëzhgim “yllin” spanjoll dhe pritet që të bëjnë lëvizjet e para në muajt në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat