Ndeshjet e radhës me Irlandën e Veriut dhe Hungarinë për të kërkuar pikë

Futboll

Ndeshjet e radhës me Irlandën e Veriut dhe Hungarinë për të kërkuar pikë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:53
Armir Grima

Tashmë humbja me Irlandën në kualifikueset e Ligës së Kombeve në futboll për femra është një kapitull i mbyllur për Shqipërinë e femrave.

Por Armir Grima në analizën e tij është i bindur se mund të bëhej dhe më mirë.

"Diferenca janë shumë të mëdhaja me futbollinfu tonë. Ju përgjigjem maksimalisht mirë.

E përballuam maksimalisht mirë.

Mund të bënim më mirë përsëri në tre minutat e fundit, por gjithsesi unë jam i kënaqur", thotë Grima

Shtyrja e ndeshjes për një orë e 20 minuta për shkak të reshjeve të dendura të shiut nuk është se ka ndikuar shumë, sepse terreni më pas ishte në gjendje të mirë. Por janë të tjera probleme ato që çuan në humbjen e sfidës.

"Po të luanim me atë ritëm që ishim mund të ishte dhe diçka më pozitive për ne. Megjithatë edhe dëmtimi i Gjinit, apo problemet fizike që kishim me vajzat, na ndikuan pak në vazhdimin e lojës", thekson i pari i bankinës kuqezi

I pari i pankinës kuqezi qan dhe rastet e humbura për shënim, sidomos kur bëhet fjalë për përballjen me Irlandën.

"E rëndësishme është që në prodhojmë futboll. Prodhojmë raste. Nuk jemi ajo Shqipëria që vetëm mbrohemi.

Dakord që mund të kemi dhe ne problemet tona fizike.

Por të paktën tregojmë që kemi ndryshime dhe kemi rritje me vitet e kaluara", bën të ditur Grima.

Në fund dhe objektiva për ndeshjen me Irlandën e Veriut dhe Hungarinë

"Janë dy ndeshje me kundërshtarë pak më të lehtë se sa Irlanda. Dhe besojmë se do të bëjmë paraqitje përsëri të mira", përfundon Grima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat