Guardiola e lë në stol

Futboll

Guardiola e lë në stol

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:55
Manchester City

Tashmë dihen problemet e Juventus në repartin e mesfushës.

Bardhezinjtë kanë humbur për një periudhë të gjatë shërbimet e Paul Pogba dhe Nicolo Fagiolit, i pari për arsye të dopingut dhe i dyti për shkak të basteve të vendosura në platformat ilegale.

Në këtë formë, trajneri Massimiliano Allegri i ka kërkuar drejtuesve të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të kompletuar organikën në repartin e mesfushës.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, por “Zonja e Vjetër” po shqyrton edhe ndonjë okazion teksa së fundmi në listën e italianëve ka përfunduar Kalvin Phillips. Britaniku nuk po merr minutat e pretenduara nga trajneri Pep Guardiola te Manchester City dhe për të dytin sezon radhazi konsiderohet si një lojtar rezervë.

Por, me Europianin përpara, Phillips kërkon të mos rrezikojë pasi minutat i duhen që të mos humbasë rolin e protagonistit në kombëtaren e Anglisë. Ndaj, Juventus do të synojë të bindë fillimisht 27-vjeçarin e më pas të negociojë për një formulë huazimi me “The Citizens”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat