Derbi mes Newcastle dhe Arsenalit, formacionet zyrtare

Futboll

Derbi mes Newcastle dhe Arsenalit, formacionet zyrtare

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “St. James Park” do të jetë nikoqir i derbit mes Newcastle United dhe Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Newcastle barazoi 2:2 me Wolverhampton, kurse Arsenali e mposhti 5:0 Sheffield United.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e dytë në tabelë me 24 pikë, krahas Newcastle që renditet në vendin e gjashtë në kuotën e 17 pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Arsenali e mposhti Newcastle 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme të mëdha me mungesa, ku te Newcastle nuk do të paraqiten Anderson, Barnes, Botman, Isak, Manquillo, Miley, Murphy dhe Tonali, kurse te Arsenali mungojnë Gabriel Jesus, Partey, Smith Rowe dhe Timber.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Lascelles, Burn; Guimaraes, Longstaff, Joelinton; Almiron, Wilson, Gordon

Arsenal (4-3-3): Raya; Tomiyasu, Saliba, Gabriel, White; Jorginho, Havertz, Rice; Saka, Martinelli, Nketiah

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat