Njihuni me statistikat më interesante të Real Madrid-Braga

Futboll

Njihuni me statistikat më interesante të Real Madrid-Braga

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Reali numëron 22 takime kundër kundërshtarëve portugezë në kompeticionet evropiane. Ata kanë fituar 15 nga ato ndeshje, kanë humbur pesë herë dhe kanë barazuar dy të tjerat.

Kjo do të jetë përballja e dytë mes Bragës dhe Realit të Madridit në një kompeticion europian. I vetmi ekip spanjoll me të cilin Braga është përballur në Europë është Sevilja në Kupën UEFA 2006-‘07, duke u mundur 0-2.

Reali ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve kundër rivalëve portugezë (10 fitore dhe 2 barazime), atë kundër Portos në tetor 1999 (1-2).

Reali i Madridit ka përqindjen më të lartë të fitoreve në historinë e Kupës së Kampioneve / Ligës së Kampioneve, duke fituar 59,9% të ndeshjeve të veta (286 nga 477).

Në përballjen me Bragën, Reali ka fituar kundër 107 klubeve të ndryshme;

Bellingam ka shënuar dhe asistuar në tri ndeshje të ndryshme në Ligën e Kampioneve, duke përfshirë dhe përballjen e fundit kundër Napolit. Është i pari mesfushor nën 21 vjeç që e ka bërë një gjë të tillë në të paktën tri raste pas Çesk Fabregasit në periudhën 2006-‘07.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat