Sociedad shënon të tretin në portën e Benficas

Futboll

Sociedad shënon të tretin në portën e Benficas

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 19:39
Pamje nga ndeshja

Sociedad shënon të tretin në portën e Benficas!

“Baskët” e Real Sociedad duket të jenë të papërmbajtshëm, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa deri më tani kanë bombarduar me aksione të njëpasnjëshme portën e “shqiponjave” të Benfica.

Pas dy golave të shpejtë, spanjollët kanë arritur të sigurojnë dhe golin e tretë të sfidës.

Teksa pas një krosimi të bukur të Mikel Merino topin e merr “fantazisti”, Ander Barrenetxea, i cili pasi driblon bukur një nga mbrojtësit e Benfica “ngul” topin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 3:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat