Mbrojtësi i Copenhagen kundër Garnachos

Futboll

Mbrojtësi i Copenhagen kundër Garnachos

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Garnacho

Copenhagen arriti një fitore historike në Champions League teksa mposhti Manchester United me shifrat 4-3.

Pavarësisht suksesit, një prej lojtarëve të skuadrës daneze, Denis Vavro nuk i kanë dalë ende nervat me lojtarin Alejandro Garnacho.

Vavro zbuloi se në momentin kur Copenhagen fitoi të drejtën e ekzekutimit të 11-metërshit në fundin e pjesës së parë, Garnacho u afrua te pika e bardhë dhe tentoi të prishë terrenin. Ish-mbrojtësi i Lazios, theksoi se ky veprim i argjentinasit është fëmijënor ndërsa shtoi se për të, Garnacho është thjesht një palaço.

“E pashë Garnachon që po mundohej të prishte terrenin te pika e bardhë e penalltisë në favorin tonë.

Për fat një prej shokëve të mi ishte aty pranë dhe nuk e lejoi të dëmtonte terrenin.

Është hera e dytë që e bën diçka të tillë.

Për mua ai është thjesht një palaço, me mentalitetin e një fëmije.

Është ndryshe kur e bën këtë në minutën e 97 para publikut tënd, dhe është diçka tjetër ta bësh në transfertë para tifozerisë kundërshtare, për më tepër që bëhej fjalë për pjesën e parë të takimit”, theksoi Garnacho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat