Formacionet e sfidës Toulouse - Liverpool

Futboll

Formacionet e sfidës Toulouse - Liverpool

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:08
Formacionet

Në orën 18:45, francezët e Toulouse do të presin në “Stadium Municipal”, “të kuqtë” e Liverpool, në përballjen e vlefshme për raundin e 4-të të fazës së grupeve të UEFA Europa League, ku padyshim pritet fitorja e radhës e djemve të Jurgen Klopp.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Carles Martinez i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën, 5-3-2, ku në portë është vendosur Restes e para tij në mbrojtje Suazo, Diarra, Nicolaisen, Costa e Desler. Në mesfushë janë Schmidt, Cassere e Sierro, ndërsa sulmi përbëhet nga Dallinga e Donnum.

Në krahun tjetër, tekniku Jurgen Klopp i ka rreshtuar “të kuqtë” e tij, me formacionin 4-3-3, ku në portë është pozocionuar Kelleher.

Në krahët e mbrojtjes janë Joe Gomez e Tsimikas, ndërsa qendra mbulohet nga Matip e Quansah. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Elliott, Endo e Mac Allister, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Doak, Gakpo e Luis Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat