Deschamps publikon listën me lojtarët e përzgjedhur

Futboll

Deschamps publikon listën me lojtarët e përzgjedhur

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:31
Deschamps

Pavarësisht se janë të kualifikuar si krerët e grupit B, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, Kombëtarja e Francës do të zhvillojë edhe dy sfidat e mbetur të kësaj fazë ndaj Gjibraltarit e Greqisë.

Këtë të enjte, tekniku i “gjelave” francezë, Didier Deschamps ka publikuar listën me lojtarët e fturar për ndeshjet e muajit nëntor, ku për herë të parë në grumbullim është ftuar edhe talenti i Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery.

Lojtarët e grumbulluar:

Portierë: Alphonse Areola, Mike Maignan, Brice Samba

Mbrojtës: Jonathan Clauss, Lucas Hernandez, Theo Hernandez, Ibrahima Konate, Jules Kounde, Jean-Clair Todibo, William Saliba, Dayot Upamecano

Mesfushorët: Eduardo Camavinga, Youssouf Fofana, Boubacar Kamara, Adrien Rabiot, Warren Zaire-Emery

Sulmues: Kingsley Coman, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Olivier Giroud, Randal Kolo Muani, Kylian Mbappe, Marcus Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat