Zyba: Na dhimben 2 pikë që i lamë

Futboll

Zyba: Na dhimben 2 pikë që i lamë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga ndeshja

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka thënë se kanë merituar fitoren ndaj Astanas, bazuar në paraqitjen dhe rastet e krijuara në fushë.

Zyba tha se kjo pikë ndaj Astanas është e rëndësishme, duke pasuar parasysh se para dy javësh pësuan humbje nga ekipi i njëjtë në Prishtinë.

“Na dhimben 2 pikë që i lamë, pasi bazuar në lojën dhe rastet kemi merituar pikët e plota.

Por, edhe kjo pikë është shumë e rëndësishme bazuar se në Prishtinë nuk e kemi marrë asnjë.

Ne treguam se kishim udhëtuar për fitore, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Zyba për ArtMotio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat