Sylvinhon e “ngacmojnë” për të ardhmen

Futboll

Sylvinhon e “ngacmojnë” për të ardhmen

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:08
Sylvinho - djathtas

Shqipëria luan dy ndeshjet e fundit kualifikuese në muajin nëntor teksa kuqezinjve udhëtojnë fillimisht në transfertë ndaj Moldavisë më datë 17 nëntor ndërsa tre ditë më pas presin në Air Albanian, Ishujt Faroe.

Shqipërisë i duhet një pikë për t’u kualifikuar matematikisht në Euro 2024 teksa në vigjilje të grumbullimit për dy sfidat e radhës në konferencë për shtyp foli trajneri Sylvinho. Braziliani u “ngacmua” edhe rreth së ardhmes së tij, por theksoi se për momentin është totalisht i përqendruar te Shqipëria dhe objektivi për t’u kualifikuar në Europian.

E ardhmja, ndoshta në një klub- “Po jetojmë një moment të bukur të gjithë. Mendja jonë është te ndeshja, jemi të përqëndruar aty. Duam të shkojmë në Europian, është mirë për vendin, njerëzit.

Duhet një sforco e fundit për në Europian.

Pastaj jeta e një trajneri nuk është e lehtë. E ardhmja është aty, por nuk e mendoj për momentin. Jam i kënaqur me punën te Shqipëria. Kur erdha këtu m’u desh katër javë të ambientohesha, të kuptoja njerëzit. Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës”.

Çelësi i suksesit- “Nuk ka vetëm një çelës suksesi. E rëndësishme është të krijohet besimi i duhur, e nisëm në një transfertë të vështirë me Poloninë. Pavarësisht se humbëm, lojtarët e kuptuan idenë dhe kanë besuar te ne dhe vetja. Kanë dhënë zemrën dhe shpirtin, futbolli është diçka e madhe sepse ne përfaqësojmë një komb të tërë”.

Mosaktivizimi i Bajramit, shqetësues? “Ka qenë në stol. Edhe herën e fundit kur erdhi në kombëtare, luajti vetëm 23 minuta me skuadrën e tij. Por, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, do të bashkohet me ne nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat