Guardiola: Vetëm klubet e vogla kanë frikë nga kjo gjë

Futboll

Guardiola: Vetëm klubet e vogla kanë frikë nga kjo gjë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 16:23
Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka bërë disa deklarata të forta në konferencë për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Chelsea-t.

“Do t’i shes të gjithë lojtarët që duan të largohen”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Dhe do t’ua shes edhe Manchester United nëse klubi dhe lojtari do ta donin këtë.

Dikush do të largohet dhe dikush do të vijë, vetëm klubet e vogla kanë frikë nga këto gjëra”.

Një lajm shumë i mirë për Juventus-in, që është gjithmonë dhe më afër marrjes së Kalvin Phillips që në janar.

Drejtuesit e klubit torinez janë takuar me menaxherët e mesfushorit të Manchester City dhe lojtari ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në Itali edhe për vetëm gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat