Boateng: De Zerbi është trajner më i mirë se Guardiola

Futboll

Boateng: De Zerbi është trajner më i mirë se Guardiola

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:05
Ganezi diskutoi edhe për disa nga shokët dhe trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.

Kevin-Prince Boateng këmbëngul se menaxheri i Brighton, Roberto De Zerbi është ‘më i mirë’ se legjendari se Pep Guardiola.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Barcelonës u ul në një intervistë me TV Play për të diskutuar karrierën e tij.

Përveç kësaj, ganezi diskutoi edhe për disa nga shokët dhe trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.

Megjithatë, vëmendjen e ‘vodhi’ një deklaratë për trajnerin legjendar të Manchester Cityt, Guardiola.

Shumë e konsiderojnë menaxherin spanjoll të Cityt si trajnerin më të mirë në botë, por Boateng ka ide të tjera.

“A është De Zerbi më i mirë se Guardiola? Unë them po”, ka thënë Boateng duke befasuar të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat