Union Berlin shkruan historinë

Futboll

Union Berlin shkruan historinë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:36
Marie-Louise Eta

Union Berlin shkruan historinë!

Union Berlin shkarkoi sot Urs Fischer dhe vendin e tij përkohësisht do e marrë trajneri i ekipit U-19, Marco Grote.

Vendimi për shkarkimin e Fischer erdhi pas rezultateve të dobëta në Bundesliga, duke u renditur në vend të fundit me vetëm gjashtë pikë.

Pas këtij shkarkimi, Uninon Berlin vendosi që momentalisht skuadrën t’ja besojë Grotes dhe asistentes së tij Marie-Louise Eta, një vendim ky historik, pasi është hera e parë që në Bundesliga të meshkujve do të jetë një ndihmës trajnere, femër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat