Çfarë ndodhi në stërvitjen e fundit të Kombëtares?

Futboll

Çfarë ndodhi në stërvitjen e fundit të Kombëtares?

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 10:58
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare zhvilloi të enjten seancën e fundit stërvitore në ““Stadionul Zimbru” në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë.

Pas konferencës zyrtare për shtypin të trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimshiti, skuadra zbriti në fushë duke zhvilluar një seancë të plotë stërvitore. Ku morën pjesë të gjithë lojtarët.

Stërvitja ishte e fokusuar te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme. I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me problemeve fizike.

Seanca zgjati për pak më shumë se një orë. Ndeshja me Moldavinë do të luhen sot (e premte), duke filluar nga ora 18:00.

Takim me një rëndësi historike për Shqipërinë e futbollit, që është shumë pranë kualifikimit për në finalet e Euro 2024. Që do të organizohet verën e ardhshme në Gjermani.

Për këtë arsye të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë qenë shumë të fokusuar te përgatitja sa më e mirë e kësaj ndeshjeje më qëllimin për të fituar dhe prerë biletën për në Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat