Arteta mund të dënohet

Futboll

Arteta mund të dënohet

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:03
Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mund të dënohet nga Federata e Futbollit e Anglisë për sjellje të pahijshme lidhur me komentet që ai i ka bërë pas humbjes 1-0 të Arsenalit ndaj Newcastle në fillim të këtij muaji.

Spanjolli në një intervistë pas ndeshjes e kishte quajtur turp mosanulimin e golit nga VAR. 

“Mikel Arteta është ngarkuar për shkelje të Rregullit E3.1 të FA pas komenteve që ai bëri në intervistat për media pas ndeshjes së Arsenalit në Premier League kundër Newcastle të shtunën, më 4 nëntor. Komentet e tij përbëjnë sjellje të pahijshme pasi ato janë fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes", ka deklaruar FA. 

Arteta ka afat për t'u përgjigjur deri të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat