Van Dijk i vetëdijshëm për formën e dobët

Futboll

Van Dijk i vetëdijshëm për formën e dobët

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:16
Van Dijk

“Të Kuqtë” e Liverpool derdhën në arkat e “shenjtorëve” të Southampton, plot 85 milionë euro, në janarin e vitit 2018, për “tulipanin” e mbrojtjes, Virgin van Dijk, i cili në vitin 2019 ishte dhe një ndër pretendentët kryesor për triufmin e “Topit të Artë”, pasi arriti të fitonte pothuajse gjithçka me fanellën e 5 herë triumfuesve të UEFA Champions League.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi “vaj” për holandezin, në “aventurën” e tij, me Liverpool, pasi në tetoroin e vitit 2020, Van Dijk pësoi një dëmtim horror, në derbin ndaj Everton, duke këputur ligamentint e kryqëzuar të përparmë, në gjurin e tij të djathtë, dëmtim ky që e la jashtë për shumë kohë dhe gjatë një interviste me mediat briatnike, qendërmbrojtësi pohon se gjatë këtij dëmtimi ka humbur shumë nga forma e tij e mirë sportive.

“Ky dëmtim ishte shumë i rëndë dhe më duhej të mësoja sërish se si të lidhesha me trupin tim.

Ndihesha i frikësuar, por kjo nuk ndodh më dhe, në fakt, as që më duhej të ndryshoja shumë në stilin tim të lojës.

Në këtë pikë ndiej se mund të rikthehem në formën time më të mirë, sepse sezonin e kaluar kam pasur nivel mediokër. Kritikat i marr seriozisht, e di shumë mirë kur luaj mirë dhe kur nuk luaj mirë. Nuk isha mirë as në Ligën e Kombeve, me Holandën.

Kam punuar shumë dhe ndihem shumë më mirë këtë sezon”,- u shpreh “tulipani” i mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat