​“Dardanët” nisen drejt Zvicrës

Futboll

​“Dardanët” nisen drejt Zvicrës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:18
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës janë nisur drejt Zvicrës, atje ku të shtunën këto dy kombëtare do të ballafaqohen ne Basel në një sfidë mjaftë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Zvicrës i nevojitet fitorja për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian Euro 2024 pasi barazimi me Izraelin e komplikoi situatën në grupin I për helvetikët.

Nga ana tjetër, Kosova vjen e motivuar pas triumfit ndaj Izraelit në Prishtinë me rezultat 1-0 dhe një fitore eventuale të shtunën mund t’i rikthente gjasat për kualifikim, edhe pse ato mbeten minimale.

Zvicra dhe Kosova ballafaqohen të shtunën ne Basel me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat