Dy muaj pa “yllin” e mesfushës

Futboll

Dy muaj pa “yllin” e mesfushës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:20
Valverde e Camavinga

“Gjelat” e Francës të udhëhequr nga tekniku Didier Deschamps do t’i japin fund fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, këtë muaj, me përballjet e fundit ndaj Gjibraltarit e Greqisë, më 18 e 21 nëntor, ku padyshim objektivi kryesor është sigurimi i pikëve të plota në grupin B.

Tekniku i 2 herë kampionëve të botës kishte ftuar për këto përballje një sërë “yjesh”, ku ndër ta ishte dhe mesfushori i “galakatikëve” të Real Madrid, Eduardo Camavinga, i cili për fatin e tij të keq, nuk do të jetë më në gjendje të luajë në këto sfida, pasi ka dëmtuar gjurin në stërvitje dhe është larguar menjëherë nga grumbullimi.

Këtë të premte ka ardhur dhe lajmi i hidhur për teknikun, Carlo Ancelotti, me “strategun” italian, i cili nuk duhet ta llogarisë 21-vjeçarin, të paktën deri në mesin e muajit janar, pasi sipas ekzaminimeve, “ylli” francez rezulton se ka tendosje të ligamenteve të gjurit të djathtë, dëmtim ky që erdhi, pas një përballje, padashur, gjatë stërvitjes me “fantazistin” e PSG, Ousmane Dembele.

Kështu, francezi pritet të mungojë për plot tetë ndeshje, duke lënë një “boshllëk” të madh në mesfushën e “Los Blancos”. Camavinga nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë dy përballjet e mbetura të UEFA Champions League, ndaj Napoli e Union Berlin, si dhe ato të kampionatit ndaj Cadiz, Granada, Real Betis, Villarreal e Alaves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat