Messi i zemëruar: Mësoni nga veteranët, kini respekt

Futboll

Messi i zemëruar: Mësoni nga veteranët, kini respekt

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Messi

Sparkatat, faullet e frikshme, duelet e ashpra dhe kartonët nuk munguan në Argjentinë-Uruguaj, sfidë që përfundoi 0-2 për skuadrën e Marcelo Bielsas.

Tensioni nuk mungoi në mitikun Bombonera, teksa kampionët e botës regjistruan humbjen e parë në eliminatoret e Botërorit 2026.

Në lidhje me përplasjet e forta në fushë, ku protagonist ishte edhe Leo Messi, kapiteni i Argjentinës nuk i kurseu shigjetimet për futbollistët kundërshtarë.

“Më mirë nuk po e them atë që mendoj, po lojtarët e rinj duhet të mësojnë dhe të rriten.

Uruguaji ka një grup të mirë lojtarësh, por ata duhet të mësojnë nga ‘veteranët’ se çfarë është respekti.

Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë intensive, por respekti mes palëve nuk mungon asnjëherë.

Kështu që tek Uruguaji duhet ta mësojnë një gjë të tillë”, u shpreh 8 herë fituesi i Topit të Artë.

Në një moment përplasjeje mes futbollistëve, Messi u shfaq tepër agresiv duke kapur nga fyti Mathias Oliveran, mbrojtësin e Napolit në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat