Maqedonia sonte në Romë për një befasi tjetër ndaj Italisë

Futboll

Maqedonia sonte në Romë për një befasi tjetër ndaj Italisë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga një ndeshje

Pas fitores në Palermo dhe barazimit në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte këtu në “Olimpiko” të Romës do të kërkojë të bëj një befasi tjetër kundër Italisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Kapiteni Enis Bardhi para këtij dueli u shpreh se kjo ndeshje do të jetë më ndryshe nga ato dy të tjerat. 

“Ndeshja në Shkup ndaj italianëve është pjesë e historisë. Ajo ndeshje do të na ndihmojë të korrigjojmë gabimet.

Nesër kemi një ndeshje të re, ndoshta lojtarë të rinj dhe një sistem të ri.

Nuk kam nevojë të theksoj se jemi të motivuar, kjo është një lojë që çdo futbollist dëshiron ta luajë.

Kemi futbollistë të rinj dhe ky është një shans për të qenë më të mirë dhe për këtë na duhen ndeshje të tilla.

Të gjithë përgatitemi individualisht, kemi cilësi të shkëlqyera dhe nuk besoj se Italia do të na nënvlerësojë.

Besoj se do ta bëjmë sërish krenar të gjithë ata që na përkrahin. Dhëntë Zoti që ndeshja të përfundojë si në Shkup”, tha Bardhi. 

Ndeshja me Italinë do të jetë e parafundit për Maqedoninë e Veriut në këtë cikël eliminator, ku nuk ka se cfarë të humb, përderisa presion bie mbi Italinë që është ende në garë për kaulifikim në Kampionatin Europian. 

Maqedonia për këtë sfidë do të ketë një mungesë, pasi Aleksandar Trajkovski nuk do të mund të jetë në dispozicionin e seleksionuesit Bllagoja Milevski për shkak lëndimit, ndërsa të gjithë të tjerët janë të gatshëm për lojë. 

Takimi Itali – Maqedoni e Veriut luhet sonte këtu në “Olimpiko”, duke nisur nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat