TKZ bën njoftimin për tifozët

Futboll

TKZ bën njoftimin për tifozët

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:31
Tifozët

Nuk kanë munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojnë as këtë të premte në Çisinau.

Bëhet fjalë për tifo-grupin e Kombëtares sonë, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët si zakonisht do të mbështin plot pasion e dashuri “legjionarët” tanë, kësaj radhe në “Zimbru Stadium”, për të “vulosur” përfundimisht misionin “Euro 2024”.

Në shkallët e stadiumit të Moldavisë pritet të jenë të pranishëm rreth 1 mijë ultras të këtij tifo-grupi, shifër kjo goxha e konsiderueshme, kur llogarisim këtu se “Zimbru Stadium” ka vetëm 10,500 ulëse për tifozët.

Ndërkaq, me anë të një postimi në profilin zyrtar, të TKZ-së, në rrjetin social “Facebook” është mësuar dhe vendi ku do të grumbullohen tifozët shqiptarë, në kryeqytetin moldav, para se të nisen drej stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat