Bielsa ul entuziazmin

Futboll

Bielsa ul entuziazmin

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:57
Pamje nga ndeshja

Marcelo Bielsa udhëhoqi Uruguajin drejt një fitoreje të madhe në Buenos Aires përballë Argjentinës kampione bote. 0-2 triumfuan Darwin Nunez me shokë në duelin e eliminatoreve të Kupës së Botës 2026.

Tekniku i njohur uli entuziazmin në prononcimin pas takimit, duke ftuar djemtë e tij të fokusohen te ndeshjet e radhës. Uruguaji renditet përkohësisht në vendin e dytë me 10 pikë.

“Mundëm Argjentinën, por fitimi i Kupës së Botës nga ana e tyre nuk harrohet. Ky sukses nuk na bën më të fortë se ta, vlerësimet dhe elozhet për fitoren tonë janë të ekzagjeruara.

Nuk ishte një ndeshje që u vendos nga aspektet taktike.

Ne u mbrojtëm shumë, dhe sipas mendimit tim u mbrojtëm mirë. Nga rikuperimi i topit arritëm të krijonim momente të mjaftueshme futbolli të bukur për të shënuar golat e fitores.

Tani duhet të fokusohemi te sfidat e tjera, pasi shtohet dëshira dhe kërkesa për të regjistruar suksese të tjera”, theksoi 68-vjeçari nga Rosario.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat