Manchester United përgatit “revolucionin”

Futboll

Manchester United përgatit “revolucionin”

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 15:07
Logo e Manchester United

Premier League tundon Paolo Maldinin. Sipas asaj që raporton “The Sun” dhe “Telegraph”, ish-kapiteni i kuqezinjve ka përfunduar në radarët e Manchester United së bashku me Frederic Massara. I rekomanduar nga Alex Ferguson, pronari i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Sir Jim Ratcliffe ka gati revolucionin në mendjen e tij.

Në nivelin e menaxhimit do t’ia besonte rolin e drejtorit sportiv ish-yllit të Milanit. Në detaje, Maldini është në listën e ngushtë të kandidatëve për këtë pozicion, së bashku me Dougie Freedman të Crystal Palace, Lee Congerton të Atalantës dhe Andrea Berta të Atletico Madridit.

Pas zërave për një interesim nga Al-Ittihad, ish-drejtorit teknik të Milanit i paraqitet hipoteza e një projekti të ri dhe tërheqës në Premier League.

Sipas mediave britanike, Maldini në fakt shihet si një nga profilet më serioze për të planifikuar ristrukturimin e klubit të shumë dëshiruar për t’u blerë prej Sir Jim Ratcliffe.

Një kandidaturë luksoze, e cila kthen sërish në qendër të vëmendjes ish-kapitenin e kuqezinjve, pas ndarjes së stuhishme me Gerry Cardinale te Milani. Atij mund t’i propozohet bileta për në Angli, bashkë me Massara, si protagonistë të rilindjes së kuqezinjve në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat