Babai i Luis Diaz qan si fëmijë pasi që i biri i shënoi dy gola Brazilit

Futboll

Babai i Luis Diaz qan si fëmijë pasi që i biri i shënoi dy gola Brazilit

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Babai i Luis Diaz pati një reagim emocional pasi që e pa të birin e tij duke luajtur për Kolumbinë, disa dita pasi që ai u lirua nga kidnapuesit.

Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz shënoi të dy golat në fitoren 2:1 të Kolumbisë kundër Brazilit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset në Kampionatin Botëror, raporton KosovaPress.

Babai i Diaz ishte në stadiumin “Metropolitano” në Atlantico të Kolumbisë, kur i biri i tij shënoi dy herë brenda katër minutave në pjesën e dytë.

Luis Manuel, 58 vjeçar, u kidnapua nga një grup i armatosur në Kolumbi në muajin tetor, dhe u mbajt peng për 12 ditë para se të lirohej më 9 nëntor.

Më poshtë e gjeni momentin kur babai i Diaz qan si fëmijë pasi i biri i tij shënoi dy gola kundër Brazilit.

Football ❤️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat