Gjimshiti: Realizuam të dy objektivet

Futboll

Gjimshiti: Realizuam të dy objektivet

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:42
Gjimshiti

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0

Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.

Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti deklaroi: “Kishim dëshirë të bëjmë lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim gola.

Por, objektivi i parë ishte të kualifikohemi e i dyti të fitojmë grupin. Këtë e arritëm dhe kjo është e rëndësishme.

Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, ai ishte shumë fizik. Kundërshtari ishte gati dhe nuk ishte i lodhur si ne. Nuk bën të nënvlerësohet asnjë ekip pasi të gjitha kanë kualitet”, u shpreh kapiteni i Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat