Dalin në ankand fanellat e Messit

Futboll

Dalin në ankand fanellat e Messit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:43
Argjentina

Një grup prej gjashtë fanellash të veshura nga Lionel Messi në Kupën e Botës 2022 në Katar do të dalin në ankand në dhjetor.

Shtëpia e ankandeve Sotheby vlerëson vlerën e tyre në më shumë se 10 milionë dollarë.

Messi i veshi fanellat me vija bardheblu në ndeshjet e grupeve kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës, më pas në 1/16 kundër Australisë, në çerekfinale kundër Holandës, në gjysmëfinale kundër Kroacisë dhe në finale kundër Francës.

Kapiteni i atëhershëm 35-vjeçar i Argjentinës fitoi titullin kampion botëror që i mungonte.

Kompania shpreson të marrë më shumë se 10 milionë dollarë për koleksionin, i cili do të shitet online nga 30 nëntori deri më 14 dhjetor dhe do të jetë gjithashtu i ekspozuar publikisht në selinë e Sotheby’s në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat