Jashtë çdo plani

Futboll

Jashtë çdo plani

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:12
Marcos Alonso

Jashtë çdo plani!

U transferua me shumë bujë nga “blutë” e Chelsea, te “katalanasit” e Barcelona, mirëpo ky sezon nuk po shkon mirë për spanjollin Marcos Alonso.

Anësori i majtë spanjoll, i cili ka nisur sezonin e dytë në “Camp Nou”, deri tani numëron vetëm 299 minuta aktivizim.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, 32-vjeçari ka përfunduar jashtë projektit të teknikut Xavi, por nuk dëshiron të ndërrojë ambient gjatë merkatos dimërore dhe një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij është Atletico Madrid, me teknikun Diego Simeone që e pëlqen shumë spanjollin.

Përveç kalimit tek Atletico nuk përjashtohet as largimi nga La Liga, me spanjollin, i cili është rritur te Real Madrid dhe ka luajtur më parë në Serie A, te “violët” e Fiorentina, por edhe në Angli me klube si Chelsea, Sunderland dhe Bolton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat