Alaba i përgjigjet spekulimeve

Futboll

Alaba i përgjigjet spekulimeve

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Alaba

Mbrojtësi David Alaba nuk po e mendon largimin nga Real Madridi.

U raportua se austriaku kërkohet në klubet arabe, derisa u përmend edhe një rikthim i mundshëm në Bundesliga.

Sidoqoftë, Alaba e ka bërë të qartë se s’po mendon asgjë më shumë se suksesi me Real Madridin.

“Nuk po mendoj. Ndihem rehat në Madrid. Më pëlqen Real Madridi dhe kam qëllime të qarta. Mendimet e mia nuk janë diku tjetër”.

Mirëpo, ai pranoi se po e ndjek edhe progresin e ish klubit gjerman.

“E ndjek gjithmonë Bayernin. Po kalojnë një sezon të mirë. U eliminuan nga Kupa, por po bëjnë mirë në Ligën e Kampionëve dhe Bundesliga”.

“Kush ka më shumë gjase për Ligën e Kampionëve? Varet nga shumë detaje.

Dy skuadrat kanë kualitete për ta fituar Ligën e Kampionëve. Synimi ynë është që ta fitojmë, por duhet një rrugë e gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat