Pioli në hall përpara Fiorentinës

Futboll

Pioli në hall përpara Fiorentinës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:31
Milani

Vijojnë problemet në sulm për Milanin. Stefano Pioli ka humbur edhe shërbimet e Noah Okafor. 23-vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë ndeshjes Rumani-Zvicër.

Dhe do t’u mungojë kuqezinjve për një periudhë rreth 3 javë. Një lajm i keq ky për trajnerin Pioli përpara duelit të Serie me Fiorentinën.

Milani pret në “San Siro” skuadrën nga Firence në “San Siro” të shtunën (20:45), duel që do të transmetohet në SuperSport 2.

Sfidë ku vendasit nuk do të kenë në dispozicion sulmuesit Oliver Giroud (i pezulluar) dhe Rafale Leao (i dëmtuar). Të cilëve u shtohet edhe helveti Okafor.

Por ka edhe lajm të mirë. Amerikani Christian Pulisic është rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet të zbresë në fushë përballë Fiorentinës.

Pulisic, Jovic, Chukwueze dhe Romero janë alternativat e Piolit në sulm për ndeshjen e fundjavës në kampionatin italian.

Trajneri po mendon të grumbullojë për këtë duel dy sulmuesit e rinj: Francesco Camarda (15 vjeç) – për të cilin nevojitet një leje e veçantë nga Liga – dhe Diego Sia (17 vjeç).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat