E ardhmja e United në Champions League

Futboll

E ardhmja e United në Champions League

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Stadiumi Old Trafford

Zyrtarizimi i afërt i hyrjes së Jim Ratcliffe në strukturën aksionare të Manchester United me 25% të aksioneve mund të ketë jo vetëm pasoja pozitive për të ardhmen afatmesme të Djajve të Kuq.

Pronari i Ineos, një tifoz historik i klubit të Old Trafford, është në fakt gati të investojë në merkaton e janarit për ta bërë skuadrën e Ten Hag edhe më konkurruese dhe në këtë mënyrë të lehtësojë arritjen e objektivit minimal të sezonit, përkatësisht kualifikimin për në Champions League e ardhshme, e cila nga viti 2024 do të ndryshojë formulën dhe do të sigurojë edhe më shumë të ardhura për klubet që marrin pjesë.

Pikërisht në këtë drejtim, megjithatë, e ardhmja e United në Champions League mund të mos varet vetëm nga United. Ratcliffe është në fakt edhe pronari i Nice, që po befason në Ligue 1 këtë sezon nën drejtimin e Francesco Farioli.

Siç dihet, rregullat e UEFA-s janë shumë të qarta dhe rigoroze ndaj klubeve të kontrolluara nga e njëjta pronësi, qoftë edhe për aksione të vogla, duke i ndaluar klubet në fjalë të marrin pjesë në të njëjtin kompeticion, shkruan Telesporti.

Kjo është më shumë se e mundur, duke qenë se tre nga katër vendet shtesë për Champions League do t’i shkojnë kombit të pestë në renditjen e UEFA-s, aktualisht Franca, dhe dy federatave të para që kanë marrë rezultatet më të mira kolektive në Kupat e sezonit të kaluar, një objektiv i arritshëm veçanërisht për Anglinë.

Në detaje, e vetmja mundësi që kanë Manchester United dhe Nice për të marrë pjesë në kompeticionet europiane të sezonit 2024-25 është që njëri të luajë Champions League dhe tjetri Conference League.

Nëse të dyja do të kualifikoheshin në Champions në kampionatet e tyre përkatëse, do të ishte skuadra më e mirë në renditjen e tyre ajo që do të dilte në krye.

Në rast të të njëjtit pozicion, United do të shpërblehej, falë renditjes më të mirë të Anglisë, dhe Nice do të detyrohej të shikonte Kupat nga TV.

Përkundrazi, nëse Nice do të arrinte vendin e katërt që do të vlente kualifikimin në play-off të Champions-it të ardhshëm, edhe vetëm rreziku i një disfate të mundshme, që do të shkaktonte rënien në Europa League, do t’i kushtonte Mançesterit një “ndalim” nga Europa League edhe nëse Djajtë e Kuq do të kualifikoheshin direkt nga Premier League ose duke fituar FA Cup.

Në këtë rast e vetmja mundësi për të luajtur në Europë në sezonin 2024-25 për United, tashmë të eliminuar nga Kupa e Ligës, do të ishte përfundimi i Premier League në vendin e 7-të dhe shpresa që fituesi i Kupës së Ligës të jetë kualifikuar tashmë në Kupa përmes kampionatit, duke i liruar kështu vendin në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat