Ish - futbollisti: Përballja me katalanasit ishte e frikshme

Futboll

Ish - futbollisti: Përballja me katalanasit ishte e frikshme

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:06
Tifozët

Inter Miami në mënyrë surprizë bindi Lionel Messin që të transferohej këtë verë në Amerikë.

Pavarësisht se “pleshti” kishte edhe oferta të tjera, Inter Miami dhe numri një i tyre, David Beckham ishin autorë të një punë kolosale për ta larguar argjentinasin nga Europa drejt MLS.

Beckham ishte aq bindës, sa fitoi edhe konkurrencën me Barcelonën që gjithashtu kishte në plan të transferonte Messin për një rikthim të bujshëm në Katalonjë.

Së fundmi, ish-futbollisti britanik e pranoi se u frikësua se transferimi i Messit në Amerikë do të dështonte, në momentin që Barcelona nisi të interesohej për 36-vjeçarin.

“E kimi ditur se do të kishte shumë konkurrencë për Messin.

E vërteta është se unë u frikësova kur Barcelona shfaqi interes për Messin. Bëhet fjalë për një klub që është në zemrën e Messit dhe ai nuk pati kurrë lamtumirën e merituar nga katalanasit. Megjithatë, tani Messi është pjesë e Inter Miami dhe mua ende më rreh zemra fort kur e mendoj”, u shpreh Beckham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat